Vdes një tifoz në tribuna gjatë ndeshjes në Gjermani
Publikuar:
(02.04.2023 14:58:42)

Gjatë ndeshjes së së shtunës në Bundesligë mes Schalke dhe Bayer Leverkusen, një tifoz humbi jetën në tribunë.
“Jemi të shkatërruar kur raportojmë se një tifoz u rrëzua në tribunë sot dhe ndërroi jetë pavarësisht tentativave për shpëtim. U prefsh ne paqe”, tha përmes Twitter klubi i Schalke.
Ndryshe, Schalke humbi 0-3 nga Bayer Leverkusen.
/Shqip.com