Lajme

Vdes një punëtor pas lëndimeve që mori gjatë punës në Obiliq

Emergjenca - QKUK

Një person ka vdekur si pasojë e lëndime që ka marrë derisa ishte duke punuar.

I ndjeri derisa ishte duke punuar në një firmë në Obiliq, kishte pësuar lëndime trupore e si pasojë e tyre, ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte dërguar në QKUK për trajtim mjekësor pasi që në një firmë në Obiliq gjatë punës kishte pësuar lëndime trupore. Si pasojë e lëndimeve të rënda viktima më pas kishte ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore, inspektori i punës dhe është kontaktuar prokurori kujdestar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës

Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar./Shqip.com