Lajme

Vdes një punëtor në Shkabaj, bie nga një lartësi

Një punëtor ka gjetur vdekjen pasi ka rënë nga një lartësi në fshatin Shkabaj. Viktima nuk arriti të përballojë plagët e marra teksa vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Rastin për Shqip.com, e ka konfirmuar zëdhënsja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se rasti po hetohet nga njësitet kompetente në koordinim me Prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës.

“Rasti ka ndodhë në fshatin Shkabaj, ku një person dyshohet se ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime. Viktima mashkull, nuk ka arrit të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Rasti po hetohet nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës”, tha Ahmeti.

/Shqip.com