Lajme

Vdes një person nga Covidi dhe 166 të tjerë infektohen me këtë virus

Ilustrim.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se një person ka vdekur nga COVID-19  në 24 orët e fundit dhe 166 raste të reja pozitive me këtë virus.

Ky numër ka rezultuar nga 798 testime.

519 persona janë shëruar në 24 orët e fundit, teksa kemi 1 mijë e 900 raste aktive me COVID.

Ndërsa, deri më tani janë vaksinuar 1.835.492 persona./SHQIP.com