Lajme

Vdes një person në Vushtrri, dyshohet se u godit nga një kamion

Një person i moshës 56-vjeçare ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur nga një kamion në Maxhunaj të Vushtrrisë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili bëri të ditur se dyshohet që kamioni i përfshirë në aksident nuk është ndalur në vend të ngjarjes.

“Nga informacionet e para dyshohet për aksident trafiku. Bëhet fjalë që një kamion e ka goditur një këmbësor dhe si pasojë e ka humbur jetën. Në bazë të informacioneve të para, kamioni nuk është ndalur në vend të ngjarjes”, ka thënë Zahiti për Klan Kosova.

/Shqip.com