Lajme

Burri akuzon mjekët për vdekjen e familjarit në një spital privat në Prishtinë

Vdekje / Ilustrim
Vdekje / Ilustrim

Një person është ankuar në Policinë e Kosovës se një person ka vdekur në një spital privat ku ishte duke u trajtuar.

Sipas raportit të Policisë, kjo ankesë ishte bërë për shkak të dyshimit se viktima nuk e kishte marrur trajtimin e duhur mjekësor.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se viktima mashkull kosovar ka vdekur në një spital privat, ku ishte duke u trajtuar. Sipas ankuesit, ai dyshon se vdekja ka ardhur si rezultat i trajtimit jo të duhur mjekësorë”, thuhet në raportin e  PK-së.

Tutje, PK-ja ka njoftuar se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion./Shqip.com