Lajme

Vdes një person në Podujevë pas goditjes me thikë, shkak mosmarrëveshja në trafik

Therje me thikë.

Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës të hënës së 12 shtatorit, një person në Podujevë ka vdekur si shkak i lëndimeve trupore që ka marrë nga goditja me thikë.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshjes në trafik.

“Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje në trafik, është goditur me thikë nga një person i dyshuar mashkull i panjohur për të. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK, por nuk ka arritur t’iu mbijetoj lëndimeve të shkaktuara dhe ka ndërruar jetë.”, shkruhet në komunikatën e PK-së.

Ilustrim

Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

Rasti është duke u hetuar nga policia./Shqip.com