Lajme

Vdes një person në Pejë, dyshohet se është goditur qëllimshëm me veturë

Fotografia ilustruese
Fotografia ilustruese

Një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve të rënda të marra nga goditja e një veture. Sipas dyshimeve të para, këmbësori është goditur qëllimshëm nga vetura.

I dyshuari ndodhet në kërkim.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, tha se prokurori dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes.

“Prokurori i Krimeve të Rënda dhe Policia e Kosovës me Njësitet Relavante janë në vendin e ngjarjes. Dyshohet se një këmbesor është goditur qëllimshëm nga një veturë. Viktima ka vdekur si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga goditja e veturës. I dyshuari është në kërkim nga Policia e Kosovës”, tha Nikçi.

/Shqip.com