Lajme

Vdes një person në Obiliq, kishte lëndime në kokë

Vdekje / Ilustrim
Vdekje / Ilustrim

Ka vdekur një person në Obiliq si pasojë e lëndimeve të marra në kokë.

Drejtori i Klinikës Emergjente, në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, Naser Sylaj, ka thënë për Shqip.com se viktima është sjellë pa shenja jete nga Obiliqi.

“Është sjellë pa shenja jete nga Obiliqi dhe fatkeqësisht nuk kem pasur mundësi me bo ndonjëgjë. Viktima ka vdekur si pasojë e lëndimeve në kokë”, ka thënë Sylaj.

Shqip.com ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të informacioneve./Shqip.com