Lajme

Vdes një person në Gjilan, Policia nis hetimet

Vdekje / Ilustrim
Vdekje / Ilustrim

Një person ka ndërruar jetë në banesën e tij dhe sipas familjarëve, vdekja e tij ka ardhur në rrethana të panjohura.

Kjo është bërë e ditur nga Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ku së bashku me ekipin mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës në vendin e ngjarjes.

“Gjilan 13.03.2023-16:30.   Viktima mashkull kosovar në rrethana të pa njohura sipas familjarëve ka ndërruar  jetë në banesën e tij. Njësitë  relevante dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja  e viktimës”, thuhet në raportin e PK-së

Tutje, njoftohet se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.

/Shqip.com