Lajme

Vdes një person në Drenas, e goditi vetura

Një person ka ndërruar jetë pasi një veturë e ka goditur në fshatin Bardh i Madh në Drenas.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 17:00  kemi pranuar informatën se në rrugën Bardh i madh-Drenas, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një  këmbësor dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti  ka ndërruar jetë”, tha Ahmeti.

Sipas Ahmetit, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Ndërsa, Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/Shqip.com