Lajme

Vdes një person në Bogë, goditet nga kamioni me beton i cili ishte duke lëvizur prapa

Vdekje / Ilustrim
Vdekje / Ilustrim

Një person ka ndërruar jetë në Bogë të Rugovës, si pasojë e goditjes që ka marrë nga një kamion me beton i cili ka qenë duke lëvizur mbrapa.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë rajonale në Pejë, Fadil Gashi.

Gashi ka thënë se viktima ka marrë fillimisht lëndime nga aksidenti dhe më vonë ka vdekur.

“Sot rreth orës 17:50 policia është njoftuar se në fshatin Bogë të Rugovës ka ndodhur një aksident me lëndime fillimisht, tani me fatalitet më vonë. Ngjarja ka ndodhur kur një kamion mikser me beton ka ecur mbrapa dhe ka lënduar personin i cili më vonë ka ndërruar jetë”, tha Gashi.

Policia e Kosovës

Gashi ka thënë se organet kompetente kanë dalur në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Trupi i pajetë, me urdhër të prokurorit, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”.

Ndërsa, për rastin Gashi tha se është cilësuar si “Aksident me fatalitet”./Shqip.com