Vdes një fëmijë në Kaçanik, dyshohet se ra në pusetë
Publikuar:
(26.08.2022 10:01:35)
Një fëmijë është raportuar se ka ndërruar jetë në Kaçanik pasi dyshohet se ka rënë në një pusetë.
Siç ka raportuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, rasti është nën hetime.
“Raportohet se një fëmijë, mashkull kosovar, ka rënë me një pusetë, ku si pasojë ka ndërruar jetë. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Tutje, PK-ja ka njoftuar se rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimt”./Shqip.com