Lajme

Vdes një burrë në Dragash, Policia nis hetimet

Shiriti i policisë
Shiriti i policisë

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për vdekjen e një burri në Dragash.

Sipas policisë ai ishte dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Rasti është duke u hetuar nga policia.

“Dragash / 06.02.2024 – 22:55.  Në Spitalin Rajonal të Prizren është sjellë  pa shenja jete një mashkull kosovar.  Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

/Shqip.com