Lajme

Vdes një 7-vjeçar në Gjakovë pas kontaktit me rrymë

Ilustrim

Një fëmijë 7 vjeçar nga Gjakova ka vdekur mbrëmjen e 21 gushtit si shkak i kontaktit me energjinë elektrike.

Rastin për SHQIP.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Gjakovë, Sheremet Elezaj.

“Me datën 21.08.2022 rreth orës 19:20 nga Spitali Rajonal në Gjakovë është pranuar informacioni se viktima, mashkull i lindur në vitin 2015, i cili ishte duke u trajtuar në spital si pasojë e kontaktit me energji elektrike, kishte ndërruar jetë.”, ka deklaruar Elezaj.

Policia e Kosovës

Sheremeti shtoi se PK-ja është duke e trajtuar rastin dhe me vendim të  Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Ndërsa trupi i pa jetë i të miturit është dërguar për obduksion./SHQIP.com