Vdes nga mbidoza aktori i famshëm
Publikuar:
(07.09.2021 11:46:28)

Aktori, Michael K. Williams, ka vdekur në moshën 54 vjeçare.
Ai u bë i njohur më së shumti për rolin e tij si Omar Little në serialin “The Wire”.
Sipas TMZ, aktori vdiq nga mbidoza, ndërsa u gjet i vdekur në banesën e tij në Brooklyn.
Tutje thuhet se të afërmit e tij nuk ishin dëgjuar me të prej ditësh për të.

Sipas burimeve, aktori u gjet në dhomën e ndenjes në shtëpinë e tij dhe pajisjet e drogës ishin në një tavolinën pranë, duke pretenduar se ai mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e mbidozës.
William njihet edhe për role tjera në HBO, si “Boardwalk Empire”, “The Night Of dhe Lovecraft Country”, si dhe në filmat “12 Years a Slave” dhe “Assassin’s Creed”./SHQIP.com