Lajme Botë

Vdes nga COVID-19 “babai i bombës bërthamore të Pakistanit”

"Bbabai i bombës bërthamore të Pakistanit”, Abdul Qadeer Khan

Njeriu i cili njihet si “babai i bombës bërthamore të Pakistanit”, Abdul Qadeer Khan, ka vdekur në moshën 85-vjeçare si pasojë e infektimit me COVID-19, transmeton Shqip.com.

Khan u cilësua ‘hero’ në Pakistan pasi e ktheu atë në fuqinë e parë nukleare nga bota islamike, raporton ‘BBC’.

Mirëpo, ai ishte famëkeq për faktin se kontrabandoi sekrete nukleare te shtetet si Koreja e Veriut dhe Irani.

Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, ka thënë se Pakistani humbi “një ikonë nacionale”.

“Ai ishte i adhuruar nga shteti ynë, për shkak të kontributit të tij vendimtar që të na bëjë shtet me armë nukleare”, ka shkruar Khan në Twitter.

Shkencëtari ishte i rëndësishëm në ngritjen e uzinës së parë të pasurimit bërthamor në Pakistan, në Kahuta afër Islamabadait.

Deri në vitin 1998, vendi kishte kryer testet e para bërthamore. Puna e Khanit ndihmoi që të vulosej vendi i Pakistanit si fuqia e shtatë bërthamore në botë dhe nxiti gëzim nacional.

“Babai i bombës bërthamore të Pakistanit”, Abdul Qadeer Khan

Ai u arrestua në vitin 2004 për ndarjen e paligjshme të teknologjisë nukleare me Iranin, Libinë e Korenë e Veriut.

Khan u fal nga presidenti i atëhershëm i Pakistanit, Pervez Musharraf, por ai u mbajt në arrest shtëpiak deri në vitin 2009. /Shqip.com