Lajme

Vdes nëna e deputetit të PDK-së

PDK miraton deklaratë politike me 23 pika

Ka vdekur në moshën 88 vjeçare nëna e deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Latif Gashi, shkruan SHQIP.

Lajmin për vdekjen e nënës e ka bërë të ditur vetë Latifi përmes një njoftimi në Facebook.

Ai i ka thurur disa vargje për humbjen e nënës dhe ka njoftuar familjarët dhe miqtë për ditën dhe orën e varrimit të saj.

“Oj Nanë. Çdo lot që ke derdhur nga sytë e tu për mua, për ne, oj Nana ime, Nëna jonë, tu bëftë parajsë në jetën që shkove! Lamtumire Nana jonë – Heroina jonë! Varrimi bëhet sot me 09.07.2021 , në ora 19 e 30 min. Në varrezat e fshatit Dobërdol- Komuna, Podujevë”, ka shkruar ai./SHQIP.com