I burgosur në arktikun rus, vdes Alexei Navalny, kritiku më i madh i Vladimir Putin
Lideri opozitar rus Alexej Navalny, një prej kritikëve më të mëdhenj të Vladimir Putinit, Kremlinit dhe politikës së qeverisë aktuale ruseka vdekur në burg.
Lajmin e kanë konfirmuar autoritetet e burgut, ku ai po vuante dënimin shumëvjeçar, me të cilin e kanë denuar autoritetet juridike ruse.
Lajmin ndërkohë e kanë konfirmuar edhe shumë media ruse.
Alexej Navalny u dënua me burg për shkak të aktiviteteteve të tij opozitare dhe kundërshtimit të politikës së Putinit.
Para disa vitesh atë e helmuan në rrethana të paqarta dhe ka qenë në rrezik për jetën.
Me avion u dërgua në Gjermani ku mjekët ia shpëtuan jetën, por Navalny nuk deshi të fshihet dhe të jetojë jashtë vendit.
Ai pas shërimit vendosi të kthehet në Rusi dhe të vazhdojë atje luftën politike kundër regjimit të Putinit.
Autoritetet e sigurisë e arrestuan menjëherë në aeroport dhe e kanë dërguar në burg, prej nga tani vjen lajmi se ka ndërruar jetë.
/Shqip.com