Sport Ndërkombëtar

Vdes medalisti olimpik – Deon Lendore

Deon Lendore

Dita e sotme – ishte e zezë për atletikën.

Deon Lendore ka vdekur në moshën 29 vjeçare.

Medalisti olimpik në stafetën 4×400 metra nga Trinidad dhe Tobago, ka humbur jetën në një aksident automobilistik në Teksas.

Lendore po udhëtonte me makinë në shtëpi pas stërvitjes në universitetin A&M të Teksasit.

Ai e ankoroi vendin e tij në një medalje bronzi në Londër – 2012 dhe gjithashtu konkurroi në Lojërat Olimpike të Rios dhe Tokios.

“Deon ka valuar flamurin e Trinidad dhe Tobago me krenari, nder, patriotizëm dhe një vullnet të pa epur.

Ai ka qenë një frymëzim dhe motivim për të gjithë ne, si në pistë ashtu edhe jashtë saj”, ka shkruar  Komiteti Olimpik i Trinidad dhe Tobago.

Kurse, kampionja e e Lojërave të Komonuelthit në 100 metra, Michelle-Lee Ahye ishte një nga shumë atletet që bëri homazhe.

Image

Lendore gjithashtu fitoi argjendin e stafetës në Kampionatin Botëror në Pekin në 2015 dhe mori medaljen e brozntë në nivel individual në “World Indoors” të vitit 2016 në Portland, Oregon.

Në një deklaratë dërguar CNN, Departamenti i Sigurisë Publike në Teksas tha se tre automjete u përfshinë në përplasjen në kontenë Milam dhe se një hetim është ende aktiv dhe i hapur. /Shqip.com