Sport Ndërkombëtar

Vdes legjenda e futbollit Italian

Legjenda e Italisë dhe Chelseat, Gianluca Vialli, ka vdekur në moshën 58-vjeçare, pasi fillimisht ishte diagnostikuar me kancer pankreatik.

Sëmundja e tij u shfaq në vitin 2020, por gjithsesi ai mori një rol në kombëtare, ku së bashku me Roberto Mancinin e udhëhoqën Italinë drejt shpalljes kampion në Evropianin që u mbajt vitin e kaluar.

Ish-sulmuesi i kombëtares italiane kishte karrierë të suksesshme te Cremonese, Sampdoria, Juventusi e Chelsea si futbollist.

Vialli e kishte provuar veten edhe si trajner te Chelsea dhe Watfordi, por që nuk kishte suksese të dukshme.

/Shqip.com