Lajme

Vdes kryetari i Sindikatës së Pensionistëve të Kosovës

Kryetari i Federatës Sindikale të Pensionistëve dhe të Moshuarve të Kosovës, Sylejman Meta

Kryetari i Federatës Sindikale të Pensionistëve dhe të Moshuarve të Kosovës, Sylejman Meta, ka ndërruar jetë të premten e 29 tetorit, njofton Shqip.com.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë djali i të ndjerit, Bardhyl Meta.

Ai nëpërmjet një postimi në Facebook, ka njoftuar se varrimi do të bëhet të dielën në varrezat e fshatit Krojmir në ora 13:00.

“Me dhimbje të thellë lajmërojmë familjarët, miqët dhe kolegët se sot, me 29 Tetor 2021, pas një sëmundjeje të shkurtë, ndërroi jetë më i dashuri ynë, Sylejman META!”, thuhet në njoftimin e Bardhyl Metës.

“Deri para vetëm 4 ditësh, Baba – Sylejman Meta, jetoi një jetë të shëndetshme e aktive në familje me djemtë, vajzën dhe nipa e mbesa – si dhe një jetë dinamike bashkëveprimi të përditshëm me kolegët e tij. Pensionist – për rregullimin e të drejtave të Pensionistëve të Kosovës si dhe kompensimin e tyre nga Serbia, e cila u kishte plaçkitur Fondin Pensional – nga pozita e Kryetarit të Federatës Sindikale të Pensionistëve, të Moshuarve dhe Invalidëve të Kosovës”.

Meta ka marrë pjesë në themelimin e Institutit Albanologjik, Universitetit të Prishtinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. /Shqip.com