Rozë Ndërkombëtar

Vdes këngëtari i njohur amerikan

Këngëtari i njohur amerikan i R&B, Bobby Caldwell, ka vdekur në moshën 71 vjeçare.

Lajmin për vdekjen e dha gruaja e tij Mary Caldëell, përmes një postimi në Tëitter.

“Bobbi ndërroi jetë këtu në shtëpi. E mbajta fort në krahë teksa na la. Unë jam përgjithmonë zemërthyer. Faleminderit të gjithëve ju për lutjet tuaja të shumta gjatë viteve”, ka shkruar ajo.

Këngëtari ishte i sëmurë që një kohë të gjatë ndërsa shëndeti ishte përkeqësuar dy muajt e fundit.

Cadëell gjatë karrierës kishte publikuar albume në zhanre të ndryshme, shkruan CNN.

Ai vlerësoi diversitetin kulturor të vendlindjes së tij, me ndikimet e saj Haitiane, reggae, latine, pop dhe R&B, me aftësinë për të interpretuar muzikë në të gjitha zhanret.

/Shqip.com