Sport Shqiptar

Vdes ish-lojtari dhe trajneri i Ferizajit

Nadir Haxhimusa

Ka ndërruar jetë Nadir Haxhimusa, ish-lojtari dhe trajneri i klubit të Ferizajit, shkruan Shqip.com

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Federata e Futbollit të Kosovës përmes një telegram ngushëllimi që e postuan në rrjetin social “Facebook”.

“Nadiri ishte pjesë e gjeneratës së futbollistëve të cilët i rezistuan pushtuesit serb në vitet e 90-ta. Ai ishte sulmues i spikatur i KF Ferizajit dhe me paraqitjet e tij la gjurmë të pashlyeshme në futbollin kosovar, duke u shndërruar në model për shumë breza të rinj ferizajas”, shkruhen në telegramin e FFK-së.

Ngushëllime ka shprehur edhe kryetari i Komunës së Ferizajit, Agim Ademi.

“Mëngjesi çeli me lajmin e pikëllueshëm për ndarjen e hershme nga jeta të futbollistit të plejadës së artë, drejtorit e trajnerit sport nga më të mirët, një nga shtyllat mbajtëse të historisë së Klubit të Futbollit “Ferizaj”, mikut tim e bashkëpunëtorit tonë, Nadir Haxhimusa”, shtoi Aliu në postimin e tij.

Hashimusa për shumë vite ishte lojtar i Ferizajit, ku edhe pas përfundimit të karrierës si futbollist, ai gjithmonë i qëndroi afër klubit të tij të zemrës, duke e ndihmuar në forma të ndryshme, si drejtues dhe menaxher i suksesshëm./Shqip.com