Lajme

Vdes ish-gazetari Seremb Gjergji

Ka ndërruar jetë ish gazetari Seremb Gjergji.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë njoftuar familjarët dhe miqtë e tij në rrjetet sociale.

Seremb Gjergji kishte punuar për një periudhë gazetar dhe më pas ishte edhe zëdhënës në PTK.

Gjergji në vitin 2011 ishte kandidat për pozitën e Presidentit të Kosovës.

Ndërkaq, në zgjedhjet lokale të 2017 Partia Socialdemokrate të Kosovës e kandidoi Seremb Gjergjin për kryetar të komunës së Klinës.

/Shqip.com