Lajme Botë

Vdes gruaja e ministrit të parë të Uellsit, Mark Drakeford

Clare Drakeford, gruaja e ministrit të parë të Uellsit, Mark Drakeford, ka vdekur papritur.

Në një deklaratë, një zëdhënës i qeverisë së Uellsit tha: “Me pikëllim të thellë konfirmojmë vdekjen e papritur të Clare Drakeford, gruaja e ministrit të parë.

Mendimet e të gjithëve në qeverinë e Uellsit janë me familjen në këtë moment dhe ne kërkojmë që të respektohet privatësia e tyre”.

Downing Street tha se kryeministri Rishi Sunak i kishte përcjellë ngushëllimet e tij më të thella z. Drakeford privatisht, shkruan Skynews.

Udhëheqësi i laburistëve Sir Keir Starmer dërgoi gjithashtu ngushëllimet e tij dhe të partisë së tij, duke thënë: “Unë e di se sa të afërt ishin ata si çift dhe mund ta imagjinoj vetëm ndjenjën e humbjes që po ndjen Mark dhe e gjithë familja”.

/Shqip.com