Rozë

Vdes gjyshi i Morena Tarakut

Morena Taraku

Këngëtarja, Morena Taraku ka njoftuar sot se gjyshi i saj ka vdekur.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, përmes një postimi në InstaStory, ku ka shkruar fjalë prekëse për të.

“Abej u prefsh në paqe. Të dua shumë gjyshi jem. Përqafe shumë mamin sot kur takoheni mbas 17 vjetëve”, ka shkruar Morena krah fotografisë ku shihet bashkë më të.

Ndryshe gjatë këtij viti, Morena ka humbur edhe shokun e saj të ngushtë, Eronit Sermaxhaj.

“Dhe unë do të tregoj ty të gjitha rreth kësaj kur të shohë prapë miku im…Do të më mungojë çdo sekondë me ty, Ero im”, ka shkruar Taraku në InstaStory.

E njëjta më pas ndau me ndjekësit në InstaStory edhe një tjetër imazh, ku shfaqej duke i dhënë një përqafim të ngrohtë Sermaxhajt.

“Deri sa të takohemi përsëri…”, ka shkruar ajo në postimin pasues./SHQIP.com