Lajme

Vdes edhe personi i tretë nga aksidenti në rrugën Prishtinë-Podujevë

Aksidenti në rrugën Prishtinë-Podujevë

Ka vdekur edhe personi i tretë pas lëndimeve që kishte pësuar nga aksidenti që kishte ndodhur të dielën e 9 janarit në rrugën Prishtinë-Podujevë, përcjell Shqip.com.

Sipas njoftimit nga Policia, personi i tretë i aksidentuar ka vdekur gjatë trajtimit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Në rrugën nacionale Podujevë–Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale, në të cilin kanë qenë të përfshira tri vetura me targa vendore. Si pasojë e aksidentit dy meshkuj kosovarë kanë vdekur në vendin e ngjarjes dhe një tjetër gjatë trajtimit në QKUK”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës

Ndërkaq,, tetë persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore të cilët janë trajtuar në QKUK.

Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore dhe ndihmës së shpejtë ka dalë edhe prokurori i shtetit me urdhrin e të cilit trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në IML për obduksion./Shqip.com