Kulturë Kino

Vdes aktori i serialit “Pasionet e Fshehta”

"Pasionet e Fshehta"

Aktori kolumbian, Sebastian Boscan, i cili mbahet mend më shumë për rolin e tij në serialin “Pasionet e Fshehta” ka ndërruar jetë në moshën 41-vjeçare

Lajmi fillimisht është bërë i ditur nga gazetari Carlos Ochoa, mik i ngushtë i aktorit, teksa ka ndarë një mesazh emocionues për të ndjerin.

Aktori ka vdekur si pasojë e kancerit të stomakut.

“Vdekja juaj ma lëndon shpirtin. Faleminderit mik për kaq shumë personazhe të paharrueshme. Duket e pabesueshme ta thuash këtë. Pusho në paqe Sebastian”, thuhet në postimin e tij.

Ndryshe sezoni i dytë i serialit “Pasionet e Fshehta” do të rikthehet në vitin 2022. 

Pavarësisht se Boscan kishte thënë se nuk do të ishte pjesë e sezonit të dytë të “Pasion de Gavilanes”, një video bëri që shumë njerëz të mendojnë se ai do të kthehej.

Ndër projektet më të rëndësishme në të cilat mori pjesë Boscan janë: “La Ley del Corazon”, “Bloque de Busqueda”, “El Estilista”, “Tres Caines”, “La Reina del Sur”, “Tiempo final”, etj./SHQIP.com