Lajme

Vdes 83-vjeçarja në Kamenicë, dyshohet se ra nga ballkoni i shtëpisë

Një 83 vjeçare ka vdekur pasi e njëjta dyshohet se ka rënë nga ballkoni i shtëpisë së saj, i cili ka qenë pa mbrojtëse.

Sipas policisë, vdekjen e viktimës e kanë konstatuar mjekët kujdestar.

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Kamenicë me datën 09.01.2023 rreth orës 08:35 është njoftuar se një person në fsh.Kopernicë dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i shtëpisë së saj i cili ka qenë pa mbrojtëse duke pësuar lëndime vdekjeprurës.Vdekjen e viktimës tetëdhjetë e tre (83) vjeçare në vendin e ngjarjes e ka konstatuar mjeku kujdestarë. Njësitet policore relevante dhe Prokurori i Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes”.

Tutje thuhet se me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti “Vdekje aksidentale’’ dhe trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar familjarëve për përfundim të ceremonive mortore.

/Shqip.com