Lajme

Vdes 8-vjeçari në Suharekë, e zënë dyert e oborrit

Ilustrim/Policia e Kosovës
Ilustrim/Policia e Kosovës

Një tetë vjeçar nga fshati Vranic i Suharekës nuk ka arritur tu mbijetoj plagëve të marra, pasi atë dhe motrën e tij 6 vjeçare i kishte zënë dera e oborrit.

Sipas Policisë së Kosovës, 8-vjeçari ka ndërruar jetë në emergjencën e Prizrenit, kurse fëmija tjetër është në gjendje të rëndë dhe po trajtohet në QKUK.

“Sot me datë 07 08.2023 rreth orës 15:24 në fshatin Vranic të Suharekës është raportuar për një incident. Konkretisht dy fëmijë kanë marrë lëndime të rënda pasi që dera e oborrit e metalit është shkëputur dhe i ka zënë fëmijët (vëlla e motër 8 dhe 6 vjeçar). Fëmijët janë dërguar në emergjencën e Prizrenit, ku njëri nga të lënduarit (D.L. 8 vjeç) ka ndërruar jetë si pasoj e lëndimeve, ndërsa fëmija tjetër në gjendje të rëndë është dërguar për në QKUK”, ka thënë Shaqir Bytyqi, nga Policia rajonale e Prizrenit.

Ai ka bërë të ditur se trupi i pajetë i 8-vjeçarit i është liruar familjarëve.

/Shqip.com