Lajme

Vdes 50-vjeçari në Mitrovicë, bie nga ura

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Një 50 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e rënies nga ura në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë.

Lajmin për media e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës në policinë rajonale të Mitrovicës.

Rasti është hapur në polici si “hetim i vdekjes”.

“Sot, rreth orës 13:30,  është raportuar se në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë, si pasojë e rënies nga lartësia e urës, ka humbur jetën viktima mashkull/kosovar rreth 50 vjeçar. Hetuesit policor kanë nisur hetimet për zbardhjen e  rrethanave të rastit”, ka thënë Zahiti.

Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë  dërgohet në IML për obduksion.

/Shqip.com