Lajme

Vdes 46-vjeçari në një lokal në Prishtinë, Policia nis hetimet e rastit si vdekje e dyshimtë

Vdekje / Ilustrim
Vdekje / Ilustrim

Një burrë ka vdekur në mëngjesin e së premtes në një lokal tek rruga “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 08:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një lokal në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit mashkull 46 vjeç”, tha Ahmeti.

Policia e Kosovës

Tutje, Ahmeti tregoi se policia me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit./Shqip.com