Lajme

Vdes 15-vjeçarja në Prishtinë, dyshohet se ra nga lartësia e një objekti

Klinika Emergjente e QKUK-së.

Një 15-vjeçare ka vdekur mbrëmjen e së shtunës në Prishtinë, përcjell Shqip.com.

Sipas Policisë së Kosovës, ajo dyshohet se ka rënë nga lartësia e një objekti në rrugën “Muharrem Fejza”.

‘’Rreth orës 22:20, është raportuar se në rrugën ‘Muharrem Fejza’ në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë transferuar viktimën për në QKUK”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

Tutje, PK ka bërë të ditur se ajo ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përkundër përpjekjeve të stafit mjekësor./SHQIP.com