Rozë

“Vdekjen me sy e pashë”, ish-konkurrenti i “Për’puthen” pëson aksident

Argjend Raci

Ish konkurrenti i “Për’puthen”, Argjend Raci ka pësuar një aksident trafiku këtë të martë.

Aksidenti ka ndodhur teksa ish-konkurrenti ishte duke udhëtuar nga Kosova për në Tiranë për një intervistë në emisionin “Breaking”.

Burime të Gazetës SHQIP, bëjnë të ditur se Argjendi pësoi një aksident tejet të rëndë, ku për pak sa nuk ka humbur jetën siç është shprehur edhe ai.

“Siç isha më së miri duke i dhënë makinës fillon dhe merr drejtim anash. Se dija ç’po ndodhte veç tmerrohesha se përplasej sa në një anë sa në anën tjetër të rrugës. Më vonë u konstatua se goma e makinës para kishte dal nga vendi. Për pak sekonda pashë vdekjen me sy. Ishte vërtetë shumë keq”, ka thënë ai.

Ndryshe, Argjendi ka disa ditë që është larguar nga emisioni në pretekstin që është duke e njohur një vajzë jashtë dhe nuk ka më interes për konkurrentët brenda./SHQIP.com