Lajme

Vdekje e dyshimtë në një ordinancë private në Prizren, policia nis hetimet

Një grua ka vdekur derisa ishte duke kryer një operacion në një klinikë private të enjten në Prizren.

Lajmin e ka konfirmuar për SHQIP.com, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili tha se rasti është iniciuar si – trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor, ndërsa është njoftuar edhe prokurori.

“Me datën 23.06.2022 rreth orës 17:10 min, kemi pranuar një informatë se një person ka ndërruar jete në ordinancën private cila gjendet në rrugën Gjeravica në Prizren, reagimi policor ishte i menjëhershëm patrulla kanë dalë në vend ngjarjes ku kanë kontaktuar me palën ankuese ku i njëjti deklaron se nëna e tij ,gjatë operacionit ka ndërruar jetë.

Në lidhje me ketë rast të gjitha njësitet relevante kanë dalë ne vendin e ngjarjes, po ashtu është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka dal në vendin e ngjarjes, i cili ka rekomanduar të iniciohet rast “Trajtim i pa ndërgjegjshëm mjekësor””, tha ai.

Policia është duke i vazhduar hetimet./SHQIP.com