Lajme

Vdekje e dyshimtë e një gruaje në Prishtinë

Policia e Kosovës (PK)
Policia e Kosovës (PK)

Të shtunën policia ka pranuar një informatë për një vdekje të dyshimtë të një gruaje në Hajvali të Prishtinës.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ndihma e shpejtë në vendin e ngjarjes.

Rasti ka ndodhur në banesën e viktimës.

Njoftimi i plotë i policisë:

HETIM I VDEKJES/Hajvali, Prishtinë (NN) 06.05.2023-14:03. Pas marrjes së një informate për vdekje të dyshimtë, njësiti policor ka dalë ne vend ngjarjes, ku aty kanë qenë edhe ndihma e shpejtë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës femër kosovare, ekipet kompetente dhe IML janë njoftuar. Rasti ka ndodhë në banesën e viktimës.

/Shqip.com