Lajme

Vdekje e dyshimtë afër lumit Sitnica në Mitrovicë

Mbrëmjen e sotme, një person është gjetur i vdekur afër lumit Sitnica në fshatin Kçiq të Mitrovicës. Kjo vdekje po cilësohet si e dyshimtë nga Policia e Kosovës.

Lajmin për Shqip.com, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 16:50,  është raportuar se në fshatin Kçiq të Mitrovicës, afër lumit Sitnica, është gjetur pa shenja jete një person i moshës madhore. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për identifikimin e viktimës dhe  zbardhjen e rrethanave të rastit”, tha Zahiti.

Tutje, bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion.

/Shqip.com