Lajme Botë

Vdekja e Prigozhinit, Ukraina: Është e qartë se Putini nuk fal askënd

Mykhailo Podolyak, një këshilltar i zyrës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, postoi në rrjetin social “X” pas raportimeve për rrëzimin e avionit të Yevgeny Prigozhin, se duhet të pritet deri në qartësimin e situatës.

“Është e qartë se Putini nuk fal askënd. Ai po priste momentin. Është gjithashtu e qartë se Prigozhin nënshkroi një dënim me vdekje në momentin që ai besoi “garancitë e Lukashenkos” dhe në “fjalën e ndershme” të Putinit”, shkroi Podolyak.

“Eliminimi i Prigozhin dhe komandës Wagner dy muaj pas përpjekjes për grusht shteti është një sinjal nga Putin për elitat ruse përpara zgjedhjeve të 2024″, shtoi ndër të tjera Podolyak.

/Shqip.com