Lajme

Vdekja e mjekut në vendin e punës, reagojnë nga Spitali i Pejës

Spitali i Përgjithshëm në Pejë

Një mjek ka humbur jetën në vendin e tij të punës.

 Sipas njoftimit nga ana e Spitalit të Pejës, mjeku e humbi jetën gjersa ishte kujdestar.

“Te tronditur e jashtëzakonisht të mërzitur nga vdekja e Mjekut tonë Specialist Dr.Reshat Emra.Vdekja nga Infarkti Dr.Reshat Emren e gjeti në vendin e punës në shërbimi të pacientëve në këtë ditë vikendi ku edhe sot ishte kujdestar. Shumë netë pa gjumë e angazhim vetëmohues, ky është angazhimi i Mjekëve qe sakrifikojnë shumëçka për ti shërbyer pacientëve”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Pejës.

Ndërsa nga Prokuroria Themelorë në Pejë për Shqip.com ka thënë se dyshimet fillestare janë se është vdekje natyrale.

/Shqip.com