Lajme

Vdekja e infermieres së Spitalit të Vushtrrisë – ShSKUK shprehë ngushëllime

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka reaguar pas vdekjes së infermieres së Spitalit të Përgjithshëm në Vushtrri.

Përmes një reagimi për media, ata shprehën të pikëlluar për vdekjen e infermieres.

“Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovë e pranoi me pikëllim të thellë lajmin për vdekjen e Ylfete Rama- Pllana, infermiere në Spitalin e Përgjithshëm të Vushtrrisë. Ylfetja ishte punëtore e dalluar dhe me përkushtim të plotë u shërbeu pacientëve për vite me radhë”, thuhet në reagimin e ShSKUK-së.

Tutje, SHSKUK i shprehu ngushëllime familjes dhe kolegëve të saj, si dhe gjithë komunitetit shëndetësor.

/Shqip.com