Lajme

Vdekja e 28-vjeçarit nga Skenderaj, dyshohet se bëri vetëvrasje

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Një 28-vjeçar nga Skenderaj ka vdekur të dielën në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

Sipas raportit të policisë, viktima fillimisht ishte dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj dhe dyshohet se për shkaqe ende të panjohura, ka tentuar të bëjë vetëvrasje.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte dërguar në QKMF Skenderaj i cili dyshohet se për shkaqe ende të panjohura kishte tentuar të bëjë vetëvrasje. Viktima me gjendje të rëndë është dërguar në spitalin rajonal në Mitrovicë por i njëjti ka ndërruar jetë vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku”, thuhet në raport.

Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion. 

Shqip.com të dielën raportoi se policia ka pranuar informatën se në Spitalin Rajonal të Mitrovicës është sjellë pa shenja jete një 28-vjeçar nga Skenderaj.

Lexo edhe:
Një 28-vjeçar dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Mitrovicës

/Shqip.com