Lajme

Vazhdon vizita e Escobar dhe Lajçak, takohen me kryeministrin Kurti

Lajçak dhe Escobar në takim me Kurtin.

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak kanë mbërritur në zyrën e kryeministrit, Albin Kurti.

Takimi i Kurtit me Escobar dhe Lajçak ka përfunduar dhe pritet që Kurti të deklarohet për media.

Të dy emisarët para takimit me Kurtin, janë takuar me presidenten, Vjosa Osmani.

Vizita e Escobar dhe Lajçak ka ardhur pasi që Kosova dhe Serbia, qysh në korrik të vitit 2021, nuk kanë zhvilluar asnjë takim bisedimesh në nivel të lartë, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian./SHQIP.com