Vazhdon të ndjehet mungesa e Haaland dhe De Bruyne
Chelsea që nga fillimi i dhjetorit është në mungesë të Erling Haaland, i cili po rekuperohet shkaku i një frakture stresi.
Pasi ka munguar tashmë në Kupën e Botës për Klube, të fituar nga “Qytetarët”, sulmuesi norvegjez (23 vjeç, 29 ndeshje) nuk do të luajë me klubin e tij deri vitin e ardhshëm.
“Ai nuk është ende me ekipin. Ai ndihet më mirë, por nuk ka bërë asnjë seancë stërvitore me ne,”- tha trajneri i tij Pep Guardiola, para fillimit të ndeshjes kundër ‘Toffees’. Shpresoj që në janar ai të kthehet me ne”.
Situatë aspak e mirë nuk paraqitet as tek lojtari tjetër Kevin De Bruyne, rikthimi i të cilit në garë pritej gjithashtu pas operacionit në muajin gusht dhe u stërvit javën e kaluar me shokët e tij.
Por, mesfushori belg, nuk është ende gati.
Situatën e dy lojtarëve të rëndësishëm për ekipin, e ka komentuar edhe trajneri Guardiola.
“Kevin është kaq i rëndësishëm për ne, si Erling. Do të thoja që këta dy lloje lojtarësh nuk të ndihmojnë të luash më mirë, por të ndihmojnë të fitosh ndeshjen”, ka thënë ai.
/Shqip.com