Lajme Botë

Vazhdon tajfuni në Japoni, ju kërkohet nëntë milionë njerëzve që të evakuojnë shtëpitë e tyre

Nëntë milionë njerëzve u është thënë të evakuojnë shtëpitë e tyre, pasi Japonia po goditet nga njëri prej tajfunëve më të mëdha.

Siç raporton BBC, tajfuni Nanmadol ka vrarë dy persona dhe ka plagosur pothuajse 90 të tjerë.

Gjatë mëngjesit të ditës së diele ky tajfun goditi një ishull jugor të Japonisë të quajtur Kyushu si dhe është parashikuar që të depërtojë në ishullin kryesor Honshu gjatë ditëve në vazhdim.

Dhjetëra mijëra njerëz kaluan natën e së dielës në strehimoret e emergjencës dhe pothuajse 350.000 shtëpi janë pa energji elektrike.

Transporti dhe biznesi janë ndërprerë dhe ishulli ka përmbytje të mëdha dhe rrëshqitje dheu.

Shërbimet e trenit me plumb, tragetet dhe qindra fluturime janë anuluar. Shumë dyqane dhe biznese të tjera janë mbyllur dhe janë vënë thasë rëre për të mbrojtur disa prona.

Si rezultat I tajfunit një lumë në Kyushu ka shpërthyer brigjet e tij.

Një alarm i nivelit pesë, më i larti në shkallën e paralajmërimit të fatkeqësive të Japonisë, është lëshuar për më shumë se 500,000 njerëz në zonat Kagoshima, Miyazaki, Oita, Kumamoto dhe Yamaguchi.

Një total prej rreth nëntë milionë persona janë urdhëruar të evakuojnë pjesë të rajoneve Kyushu, Shikoku dhe Çugoku pas një alarmi të nivelit të katërt.

Nanmadol është kategorizuar si një super tajfun nga Qendra e Paralajmërimit të Tajfunit të Përbashkët të SHBA (JTËC), një term i aplikuar për stuhitë me shpejtësi të qëndrueshme të erës prej 240 km/h (150mph) ose më shumë. Është ekuivalenti i uraganit të kategorisë së katërt ose të pestë.

Shkencëtarët kanë parashikuar një stinë shumë aktive të uraganeve këtë vit, të ndikuar nga një fenomen natyror i njohur si La Ninja.

Temperaturat më të ngrohta të sipërfaqes së detit në Atlantik dhe Karaibe si pasojë e ndryshimeve klimatike mund të kenë gjithashtu një ndikim.

Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC) ka thënë se ciklonet intensive tropikale ka të ngjarë të rriten në shkallë botërore./Shqip.com