Sport Ndërkombëtar

Vazhdon shkëlqimi i reprezentuesve të Kosovës, shënon edhe Dreshevic

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Ibrahim Dreshevic ka gjetur golin për Karagumruk.

Reprezentuesi i Kosovës ka shënuar gol në ndeshjen kundër Kasimpasas, të vlefshme për javën e 19-të në Superligën e Turqisë.

Dreshevic shënoi në minutën e 51-të për rezultatin 1:1.

Kujtojmë se për epërsinë fillestare të vendasve shënoi reprezentuesi tjetër i Kosovës, Florent Hadërgjonaj.

/Shqip.com