Vazhdon shkëlqimi i Puig – në Amerikë
Publikuar:
(05.09.2022 13:58:38)

Transferimi i Riqui Puig në La Galaxy – Amerikë, dukej “shokues” në fillim.
Por, tashmë ka marrë një kahje tjetër – positive.
23 vjeçari është duke kaluar në formë jetësore.
Puig zhvilloi edhe një paraqitje fenomenale – në barazimin 2-2 kundër Sporting KC.
Statistikat e tij flasin më së miri – si e kontrolloi mesfushën e Galaxy.
Riqui ka kontratë tri vjeçare me skuadrën amerikane, ndërsa Barça e ka të drejtën e riblerjes – dhe do të arkëtojë 50% nga çdo shitje e ardhshme e tij – nga Galaxy.
Ai është prodhim i “La Masias” – teksa me skuadrën katalunase zhvilloi 42 ndeshje në elitën e futbollit spanjoll./Shqip.com