Sport Shqiptar

Vazhdon shkëlqimi i Arbër Hoxhës në Kroaci, i shënon Hajdukut

Ish-lojtari i Ballkanit dhe Prishtinës, që tash e dy vite është duke luajtur në ligën kroate, tek ekipa Slaven Belupo, po e zhvillon sezonin e karrierës.

Ai sonte në ndeshjen kundër Hajduk Splitit e ka gjetur përsëri rrugën e golit.

Hoxha realizoi në minutën e 49-të të ndeshjes.

Goli i sotëm, është i 6-ti për sulmuesin Arbër Hoxha në ligën kroate këtë edicion.

Skuadra e Hoxhës, Slaven Belupo barazoi 2-2 në ndeshjen kundër ekipës së madhe kroate Hajduk.

/Shqip.com