Lajme

Vazhdon rritja e çmimit të naftës në Kosovë

Ilustrim
Ilustrim

Çmimi i naftës në Kosovës vazhdon të gjendet në një luhatëse, ku çdo ditë e më shumë po vazhdon të rritet.

Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, në një prononcim për Shqip.com, ka thënë se çmimet janë duke u rritur, por në mënyrë të lehtë, dhe sipas tij nuk është rritje ekstreme apo e theksume shumë.

“Ditëve të fundit, nga kjo javë që është shku çdo ditë është rritur çmimi i naftës nga 5 cent, në tregjet ndërkombëtare, në organizata prodhuese, në fund oferta dhe kërkesa e krijon çmimin këto janë çmimet të cilat gjatë gjithë javës janë në rritje me shumicë, ndërsa me pakicë nuk ka pasur rritje të shumtë në Kosovë”, ka thënë Berjani.

Ai ndër të tjera ka treguar se çmimi i naftës për momentin në Kosovës është një euro e 58 cent, që në vende vende mund të jetë plus apo minus një cent./Shqip.com