Vazhdon rënia e Juventusit, Copenhagen ka befasuar Cityn

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para në Champions League për ditën e martë.
Maccabi Haifa mposhti Juventusin me presionin ndaj Alegrit që po rritet, derisa Copenhagen ia rrëmbeu një pikë Manchester Cityt që vendosën të luanin pa Haaland.
Haifa fitoi me rezultat bindës 2:0.
Omer Atzili me dy gola të shënuar në minutën e shtatë dhe 42-të ia dha një fitore bindëse skuadrës nga Izraeli.
Juventusi dominoi ndeshjen me posedim të topit, por rastet ishin të barabarta për të dyja skuadrat.
“Zonja e Vjetër” tani është në vendin e tretë dhe rrezikon rënien në Europa League, kurse Maccabi Haifa është në vendin e fundit.
Në ndeshjen tjetër Copenhagen ka arritur ta mbaj Cityn në një barazim pa gola.
Skuadra e Pep Guardiolas mendoi se kishte marr epërsinë, por goli i Rodrit u anulua për prekje me dorë të topit.
Copenhagen pati madje edhe një mundësi të dal përpara, por Sergio Gomez e ndaloi kundërshtarin në mënyrë të palejueshme, duke u ndëshkuar me karton të kuq.
Në pjesën e dytë nuk pari shumë raste me vendasit që u mbrojtën shumë mirë.
City mbetet në vendin e parë, kurse Copenhagen ngjitet në vendin e tretë./Shqip.com
/Shqip.com